Mike Tyson i ka uruar Sean ‘Diddy’ Combs ” më të mirën ” mes akuzave të rënda me të cilat përballet producenti i muzikës sicc janë trafikim seksual dhe përdhunim.
Në një intervistë ekskluzive për “DailyMail”, ish-boksieri 58-vjeçar u pyet për marrëdhënien e tij me reperin 54-vjeçar, i cili do të dalë në gjyq në maj të 2025-ës.
Tyson, i cili e njeh Combs për dekada, u shpreh se u trondit kur mësoi se emri i tij u përfol se ishte i lidhur me aktet e urryera të Diddy muajin e kaluar.
Kur boksieri veteran u pyet se si ndihej për faktin që kur dikush kërkon emrin e tij në internet, të gjitha rezultatet dalin me Diddy, ai u përgjigj: “Prit, unë jam sinonim i Diddy? Epo, kjo është e bukur. Nuk e dija këtë”.
Gazetari më pas e pyeti nëse kishte diçka më shumë për të thënë. “I uroj më të mirat. Në jetë i uroj më të mirat”, ka komentuar Tyson.