Shekncëtarët e kompanisë shkencore në San Francisco kanë nisur një startup bioteknologjik me emrin “Conception”. Qëllimi dhe objektivi që ata po marrin përsipër është zhvillimi i një teknologji të re duke krijuar vezë njerëzore në një laborator.
Synimi i tyre është të ndihmojnë gratë që të kenë fëmijë në një fazë të mëvonshme të jetës, të ndihmojnë çiftet të përballojnë çështjet e infertilitetit dhe t’u mundësojnë çifteve të të njëjtit seks të kenë fëmijë biologjikë duke përdorur qeliza staminale pluripotente të induktuara.
Edhe pse janë krijuar shumë kontradite dhe opinione nga më të ndryshmet lidhur me këtë teknologji të re, themeluesit e “Conception” besojnë se kërkimi i tyre mund të ndryshojë shoqërinë dhe të sjellë lumturi për miliona njerëz.