Nuk dihet ende nëse do ketë dasmë së shpejti mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës por nëna e reperit Xheraldina e di me siguri se cilin këngëtar do ftojë.
Ditën e sotme në programin “N’majë të gjuhës” që moderohet nga Xheraldina ishte i ftuar artisti i mirënjohur Sabri Fejzullahu. Prej vitesh, ai dhe familja Vula janë miq e këtë traditë e kanë trashëguar edhe fëmijët e tyre, Ledri dhe Ermali.
Gjatë bisedës në studio ata zbuluan se Sabriu dhe Sinan Vllasaliu kanë kënduar në dasmën e Xherit dhe Agron Vulës teksa Xheraldina tha: “Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë” .
Sigurisht që kjo ftesë ishte e mirëpritur nga Sabri Fejzullahu i cili u shpreh i lumtur që miqësinë e tyre e kanë trashëguar tek fëmijët.
Por çfarë tha vetë Sara para disa javësh kur u pyet për dasmën?
Çifti kanë shumë vite që janë në një lidhje më njëri tjetri, bashkëjetojnë gjithashtu, por nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të gjithë janë shumë kurioz nëse do të kemi një dasëm madhështore së shpejti. “Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhë, por nëse po pse jo,”– deklaroi Sara me diplomaci duke mos zbuluar asgjë.
E pyetur nëse në planet e afërta të saj ishte një fëmijë i dytë ajo e përjashtoi diçka të tillë. “Jo pra, nuk ka plane. Nuk ka plane të afërta,”- është shprehur partnerja e Ledrit.