Thursday, October 31, 2024
spot_img

Nëna e pesë fëmijëve vdes papritur pas përvjetorit të martesës

- Advertisement -..

Një 33-vjeçare ka ndërruar jetë papritur, duke lënë të shtangur pesë fëmijët e saj, bashkëshortin dhe komunitetin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Australi dhe viktima është Chelsea Turvey.

Nëna e re vdiq më 6 dhjetor pak pasi kishte celebruar 8 vjetorin e martesës me bashkëshortin Jamie, dhe me fëmijët e tyre Atreyu, Alexis, Kruize, Jaxon e Tyson.

Chelsea, nga Sunshine Coast, pranë Brisbane në lindje të kontinentit, lë pas bashkëshortin Jamie dhe pesë fëmijët e tyre, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur.

“Daily Mail” shkruan se shoqja e saj e ngushtë, Hollie Simpson, ka nisur një rrjet donacionesh për të ndihmuar familjen në këtë kohë të vështirë.

“Nëse ke pasur fatin të njihje Chelsea ajo ka prekur zemrën tënde ashtu siç ndodhte me të gjithë, miqtë e familjarët kanë dëshmuar dashurinë e mirësinë qe ajo jepte te të tjerët. Prehu në paqe engjëlli ynë sepse do të kujdesemi për Jamie dhe fëmijët”, shkruan Hollie Simpson në rrjetet sociale.

Faqja e donacioneve kishte arritur objektivin e saj prej $10,000 brenda një jave. Një tjetër shoqe e të ndjerës e përshkruante gruan si “një yll” në çdo drejtim, për pasionin e saj për fëmijët dhe si bashkëshorte.

“Ne do të sigurohemi që fëmijët dhe Jamie të dinë sesa i doje. Ne nuk mund të të zëvendësojmë dot kurrë por do të përpiqemi të jemi të fortë”, shkruante mikesha duke njoftuar se funerali u krye të shtunën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X