Nëna e Rita Orës, Vera, ka qenë në Prishtinë ku ka realizuar një takim me presidenten e Republikëss së Kosovës, Vjosa Osmani. Ato janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjera kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.
Ka qenë vet nëna e yllit ndërkombëtar, e cila është edhe psikiatre, ajo që ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi. “E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e postimit të saj.
Gjithashtu, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër foto të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.