Pas fitores në edicionin e fundit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.
Ai po forcon çdo ditë e më shumë lidhjen me familjen.
Së fundmi, Gjesti është kthyer në shtëpi dhe një video e publikuar në rrjet ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve. Në pamjet e shpërndara, ai shfaqet në një bisedë të ngrohtë me nënën e tij, ku diskutimi i përditshëm për ushqimin kthehet në një moment plot humor.
Teksa nëna i ofron suxhuk, speca dhe vezë, Gjesti refuzon. Por momenti më pikant eshtë reagimi i nënës së tij, e cila, duke ndjekur me batutë shprehjen tashmë ikonike të djalit të saj nga “BBVA”, i thotë: “Natën e mirë”, në mënyrë tërësisht spontane.