Friday, May 9, 2025
spot_img

Nëse do ishin personazhe të një filmi, kush do ishte secila shenjë e horoskopit?

- Advertisement -..

E ke menduar ndonjëherë çfarë roli do luaje shenja jote në një film hollivudian? A do ishe protagonisti dramatik, antagonsiti misterioz apo shoku komik i përhershëm? Ja si do shpërndaheshin shenjat në kastin ideal të një filmi!

DASHI – Heroi kryesor, i guximshëm, por që gjithmonë futet në telashe.
Ai që hidhet i pari në zjarr dhe pastaj pyet: “Çfarë ndodhi?”

DEMI – Milioneri i heshtur që financon gjithçka.
Nuk flet shumë, por kur e bën, gjithçka ndalet. Dhe ka gjithmonë kostumin më të shtrenjtë.

BINJAKËT – Karakteri me dy jetë.
Gjatë ditës është gazetar, natën agjent sekret. Dhe ti s’e kupton kurrë kush është vërtet.

GAFORRJA – Ai/ajo që sakrifikon gjithçka për dashurinë.
Në çdo film romantik, është ai personazhi që të lë me lot në sy.

LUANI – Ylli kryesor i tapetit të kuq, padyshim.
Ka hyrë në film vetëm që të shkëlqejë. Dhe e bën më mirë se kushdo.

VIRGJËRESHA – Asistenti gjeni që shpëton të gjithë në fund me logjikën e tij.
Mbase s’është në qendër, por pa të – gjithçka do shkatërrohej.

PESHORJA – Ai që bie në dashuri çdo 10 minuta.
Ngatërresa sentimentale? Po. Zemër e artë? Gjithmonë.

AKREPI – Antagonsiti misterioz me një të kaluar të errët.
Nëse s’është “villain”, është me siguri personazhi që të bën të dyshosh gjithmonë.

SHIGJETARI – Ai që sjell humorin e paparë edhe kur gjithçka është katastrofë.
Rolin e komikut e ka të garantuar. Dhe po, do të jetë ai që shpëton veten dhe të tjerët pa kuptuar.

BRICJAPI – Drejtori i planit që ka menduar çdo skenë me detaje.
Mbase nuk është i zhurmshëm, por pa të s’do kishte film fare.

UJORI – Shkencëtari i çmendur që shpik gjithçka dhe shokon botën.
Fjalët e tij nuk i kupton njeri, por në fund kupton që kishte të drejtë.

PESHQIT – Personazhi i ëmbël që flet me kafshët dhe shpëton botën me dashuri.
Të gjithë e duan. Edhe kur qan shumë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X