Thursday, September 19, 2024
spot_img

“Nëse do kisha mundësinë për…”/ Ish-e dashura e Don Xhonit poston statusin në shqip. Çfarë po mundohet të thotë?

- Advertisement -..

Modelja ruse Ariana Lirey duket se vazhdon ende ‘të vuajë’ për ndarjen nga Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Në një status të ri të shpërndarë në InstaStory, modelja ka shkruar shqip dhe duket se dërgon një mesazh të paqartë.

“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, shprehet ajo, duke lënë të dyshohet se çfarë ka dashur të thotë përmes këtij statusi që duket se e ka përkthyer me ‘Google Translate’.

Në fakt ky reagim i saj vjen pasi Don Xhon u vendos sërish në kryefjalën e mediave, këtë herë për raportin me një tjetër bukuroshe. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Syria, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X