Sunday, November 3, 2024
spot_img

Nese doni te udhetoni mos harroni te vizitoni edhe Lezhen,shiko asetet e saj…

- Advertisement -..

Një vizitë në Lezhë do të ju dhurojë një përvojë ndryshe dhe atmosferën mikëpritëse të qytetit. Për të njohur veriun e Shqipërisë, copëza të tij do ti gjeni padiskutim në Lezhë, qytetin e kulturave të ndryshme dhe ku jetojnë edhe shtetas të huaj që janë dashuruar me këtë vend.

Si kudo në Shqipëri, edhe në Lezhë do të shihni shumë njerëz të ulur jashtë me një kafe, por të gjithë do të ju buzëqeshin e mirëpresin, pasi ky qytet nuk bën përjashtim nga rregulli ballkanas. Sigurisht që ka bare e restorante me standarde të shpërndara në të gjithë qytetin. Sidoqoftë, ato pranë lumit Drin në pranë sheshit Gjergj Kastrioti janë diçka ndryshe.

Lagjia Sheher, ose e njohur si lagjia e vjetër e qytetit është një peisazh i bukur natyror dhe me shtëpi karakteristike. Pasi keni dëgjuar historinë e kalasë, ndërsa zbrisni prej saj, kaloni në lagjen Sheher dhe do të kuptoni akoma më shumë rreth zhvillimit të qytetit të vjetër që pavarsisht se është rrënuar nga osmanët, sërish mbetet si dëshmi e historisë.

Mali i Rencit

Vijon pas malit të Shëngjinit. Ndodhet 387m mbi nivelin e detit dhe përfshin të gjithë kurrizin e masivit malor që ndodhet ndërmjet qytetit të Shëngjinit (Lezhë) dhe fshatit bregdetar të Rrjollit (Velipojë – Shkodër). Udhëtimi në këtë mal është një kalim mes historisë, kulturës e natyrës tejet interesante. Krahas bimësisë që përshkon të gjithë zonën në këto anë ndodhen edhe disa objekte kultit si Kisha e Shën Nikollit ( pranë majës së Rrencit) apo rrënojat e kishës së Shën Pjetrit. Është nje rrugëtim i përshtatshëm për ata që pëlqejnë dhe përballojnë udhëtimet e gjata në natyrë disi të vështirë.

Nje tjeter atraksion eshte dhe mali i Veles

Vela është maja më e lartë në Lezhë dhe mjaft e dukshme edhe nga larg. Ajo ka një majë të thepisur dhe është pika më e lartë natyrore në Bashkinë e Lezhës 1172 m mbi nivelin e detit . Në majë shkëmbore të ketij mali vërehen gjurmë në ngjyrë kafe të ndezur për të cilët vendasit kanë hamendësuar se ka qënë një pikë ku ankoroheshin anijet.

Të mali i majës së Velës ndodhet një vend me emrin Bulgjator. Është një shesh i vogël me burime me ndonjë qershi të egër, borica dhe dardha të egra. Ka shërbyer si vend pushim për ata që mblidhnin boronica dhe për mrizuar për vend pushim, ngjan me një ballkon natyrorë.

Karakteristikë është bima mjeksore e Sherebelës me perqindje e vajit Eterik (me efekt kurus) është me e larta në republike si përqindje. Është një potecial për turizëm malor dhe për bujtina të vogla. Vela është mjaft e përshtatshme për hiking dhe alpinizëm.

Ishulli Lezha

Reliev fushor, i rrethuar nga lumi Drin, laguna e Vainit, plazhi i Vainit dhe nga qyteti i Lezhës, e bëjnë një zonë të bukur dhe shumë interesante. Turizmi në këtë zonë është i hershëm që arriti kulmin e tij në shekullin XIX më ndërtimin e Hotelit të Gjuetisë.

Ishull-Lezha dhe këneta e Vainit pranë saj përbëjnë një kompleks natyror tërheqës për turistët ditorë të pasionuar pas natyrës dhe ushqimit të mirë. 

Kalaja e Lezhes

Ngritur mbi themelet e Akropolit antik , pranohet nga te gjithe, se fillimi i ndertimit te saj i perket shekullit te 8-te. Kalaja ka njohur shume faza ndertimi, per te ardhur ne ate te fundit te vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-re. ne literaturen historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhes njihet per nje kohe te gjate me emrin Keshtjella e Elisonit. Ajo ka tre porta te cilat ishin mjaft te mbrojtura nga kulla e kthina te maskuara, te cilat te favorizuara nga pozicioni gjeografik e benin ate te pamposhtur. Ne vitin 2002 pas restaurimit te themeleve te Kalase Mesjetare u vu re se trashesia e mureve arrinte deri ne 4.30 m, nga 3.50m trashesi qe mendohej te ishte me pare. Deri me sot jane zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtese.

Plazhet e Shëngjinit, Kunes, Vainit dhe Tales Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare, është tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik. Pushuesit do te gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.

Zona e quajtur “e Rana Hedhun” dhe është e famshme për dunat e rërës e saj se në disa vende është aq e lartë sa 10 metra dhe gjendet në fund të malit të Rrencit. Brigjet e “Rana e Hedhun”, e cila ende është një zonë e virgjër bregdetare shtrihen përgjatë bregdetit verior për rreth 8 Km. Në anën e pasme të parcelës ngrihet një masiv shkëmbor shumë i pjerrët e cila mbikëqyr tërë plazhit më poshtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X