1. Luani
Për Luanët, kjo Hënë e re është fjalë për fjalë, momenti i tyre. Duke qenë se ndodh gjatë sezonit të Luanit, energjia jo vetëm që është e fortë, por edhe plotësisht e përqendruar te zhvillimi personal, suksesi dhe përmbushja emocionale. Luanët do të kenë një vizion të qartë për atë që duan, dhe yjet do t’u japin shtytjen e nevojshme. Janë të mundshme oferta të rëndësishme pune, vlerësime profesionale, por edhe momente të bukura në dashuri. Nëse e mendojnë diçka – ajo do të realizohet. Mjafton vetëm të besojnë te vetja.
2. Peshorja
Peshoret më në fund do të ndiejnë lehtësimin që e kanë pritur prej kohësh. Hëna e re sjell mundësi për një rilindje emocionale, por edhe për realizimin e planeve afatgjata që deri tani kanë qenë në pritje.Ky është momenti ideal që Peshoret të përqendrohen te ajo që i përmbush vërtet, qoftë dashuria, kreativiteti apo ndonjë projekt personal. Intuita do t’u forcohet, ndërsa universi është gati të plotësojë dëshirën e tyre, mjafton që ta formuloni qartë.
Nesër nis Hëna e re dhe do të ndikojë në mënyrë magjike
- Advertisement -..