Marilyn Monroe ishte një ikonë e ekranit e adhuruar nga miliona. Kërkimi për të gjetur dikë në krah, e përndoqi atë deri në momentin e vdkjes tragjike në 1962. Edhe ditën që vdiq, sipas një dokumentari të ri në Netflix, Monroe pati një debat të ashpër me të dashurin e sa, Bobby Kennedy. Madje ajo hodhi akuza të rënda për të dhe vëllain e tij, Presidenti Kennedy se e konsideronin atë thjesht si një ‘copë mishi’.
Lidhja e saj e fshehtë me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Bobby, ishte romanca e fundit, në listën e romancave të saj me meshkuj të famshëm, pushtetshëm e deri diku mizorë. E abuzuar seksualisht në moshën tetë vjeçare dhe e shtyrë nga mungesa e dashurisë nga babai i saj, të cilin nuk e kishte njohur kurrë, ylli i ‘’Some Like It Hot’’ u martua me burrin e saj të parë vetëm në moshën 16-vjeçare. E më pas e pasur me lidhje të tjera, kryesisht burra të moshuar.
Martesat e saj me lojtarin e bejsbollit Joe DiMaggio dhe Arthur Miller ishin jashtëzakonisht të palumtura. Lidhja e saj me yje si Jerry Lewis, Frank Sinatra dhe Tony Curtis ishin jetëshkurtër. ‘’Misteri i Marilyn Monroe: The Unheard Tapes’’ nga sot në Netflix, shqyrton rrethanat misterioze rreth vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare, në shtëpinë e saj në Los Angeles.Dokumentari hedh hipotezën që Kennedys ka fshehur provat. Sipas tyre ata kanë dërguar agjentë të FBI-së për të hequr provat që lidhnin ata me Monroe. Një fund tragjik i jetës së një gruaje të bukur, të talentuar, e cila u ndje e përdorur dhe e abuzuar nga burrat gjatë gjithë jetës së saj.
E abuzuar seksualisht në moshën 8-vjeçare
Ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në kujdesin e të afërmve pasi nëna Gladys, e braktisur nga babai i Marilyn pasi mbeti shtatzënë, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fare e vogël, në moshën 8 – vjeçare Monroe u dhunua nga një i moshuar që e quajti “Zoti Kimmel”, dhe më vonë u abuzua nga një kushëri dhe një mik i ngushtë i familjes. Burri që mendohej se ishte babai i saj, Stanley Gifford, e mohoi atësinë kur ajo e gjurmoi si adoleshente.
“Ne kishim një lojë që do ta luanim në festa ku do të thoshim atë që donim më shumë në botë,” thotë miku i vjetër Henry Rosenfeld.
“Ajo tha se donte të vishte një parukë të zezë, të merrte të atin në një lokal dhe të bënte dashuri me të. Më pas ajo do të pyeste: “Si ndihesh tani që ke një vajzë me të cilën ke bërë dashuri?”
Ëndrra për Hollywood-in
Në moshën 16-vjeçare, ajo u martua me fqinjin 20-vjeçar James Dougherty, por marrëdhënia u kris kur ai iu bashkua ‘’Marinës Tregtare” dhe ajo filloi të merrej me modeling. Ata u divorcuan në vitin 1942 pas katër vjetësh dhe Marilyn u transferua në Hollywood për të ndjekur karrierën e saj, duke ndryshuar edhe emrin. Ajo arriti kontratën e saj të suksesshme, në vitin 1948, si rezultat i një “marrëveshjeje” me shefin e 20th Century Fox, Joe Schenck, atëherë 69 vjeç, që do t’i “shërbente” atij sa herë që ai të telefononte. Në fotot e Kolumbias, presidenti Harry Cohn kërkoi që ajo të bënte seks me të në zyrën e tij dhe kur ajo refuzoi, kontrata e saj nuk u rinovua. Marilyn pati një romancë me komedianin Milton Berle. Edhe pse ai zyrtarisht ishte në lidhje me yllin e filmit Adele Jergens në atë kohë, Berle pretendoi se kishte pasur një lidhje të shkurtër me aktoren e re.
“Marilyn ishte në ngjitje në Hollywood, por nuk kishte asgjë të lirë për të,” shkroi ai në autobiografinë e tij. “Ndoshta ajo nuk e dinte saktësisht se kush ishte, por e dinte se vlente diçka. Ajo kishte respekt për veten. Marilyn ishte një zonjë.”
Burri xheloz dhe dhunues
Nga fillimi i viteve 50, Marilyn luajti filmat hit, duke përfshirë ‘’Si të martohesh me një milioner’’ dhe ‘’Zotërinjtë preferojnë bjondet’’ Ajo gjeti dashurinë e saj të parë me ikonën sportive Joe DiMaggio, me të cilin u martua në vitin 1954.
“Ai kuptoi disa gjëra për mua”, dëgjohet të thotë ajo në dokumentar. “Kam kuptuar disa gjëra për të dhe ne e bazuam martesën tek ato.”
Por DiMaggio ishte xheloze dhe posesiv, duke dashur që gruaja të qëndronte në shtëpi. Dyshja pati debate të dhunshme për karrierën e saj në ekran dhe Marilyn filloi të merrte qetësues. Goditja e fundit e martesës së tyre nëntë-mujore ishte xhirimi i filmit ‘’The Seven Year Itch’’ dhe skena famëkeqe e metrosë, ku fustani i saj i bardhë fluturoi lart, duke ekspozuar këmbët e saj të famshme dhe të brendshmet.
Billy Wilder thotë DiMaggio ishte në xhirime dhe “nuk i pëlqeu shumë”.
Gladys Witten, parukierja e Marilyn në film, u shpreh se më vonë e sulmoi atë në suitën e tyre të hotelit.
“Ai e rrahu për këtë,” thotë ajo. “Ajo bërtiti dhe bërtiti për ne, por ne nuk mund ta dëgjonim atë përmes atyre mureve të trasha.”
Të nesërmen Monroe duhej të mbulonte mavijosjet e saj me make-up dhe u divorcua me të një muaj më vonë.
Regjisori Elia Kazan – 26 vjet më i madh se Marilyn pati një lidhje me aktoren e re, ndërsa ai ishte i martuar me dramaturgen Molly Thacher dhe rrëfeu në një letër private: “Nuk më vjen keq për këtë”. Duke e quajtur Marilyn-in një “patetike”.
Ai shtoi: “Nuk më vjen aspak turp, aspak, që jam tërhequr pas saj. Ajo nuk është aspak si ajo që duket tani, ose madje duket se është kthyer tani. Ajo ishte një mace e vogël endacake. kur e njoha”.
Ishte Kazan ai që e prezantoi atë me bashkëshortin e saj të ardhshëm, dramaturgun Arthur Miller, i cili tha se ishte “shumë i marrë pas saj “. Marilyn tha se ishte dashuri me shikim të parë kur takoi Millerin në vitin 1950, megjithëse ata filluan një lidhje vetëm pesë vjet më vonë. Ata u martuan në vitin 1956, me dramaturgun duke i dhënë asaj një unazë me mbishkrimin: “Tani është përgjithmonë”.
“Ne jemi kaq të dashuruar, kjo është hera e parë që kam dashuruar vërtet. Arthur është një burrë serioz, por ai ka një sens të mrekullueshëm humori. Ne qeshim dhe bëjmë shaka shumë. Unë jam e marrosur pas tij.” tha ajo në atë kohë.
Marilyn u përpoq të bëhej shtëpiake, duke gatuar, pastruar dhe kujdesur për fëmijët e Millerit, të cilët të gjithë donin të kalonin kohë me të. Por ngarkesa e punës dhe varësia nga droga, bënë që romanca filloi të krisej. Një kthesë mizore erdhi kur Miller filloi më vonë ta etiketonte atë si ‘’kurvë’’
Ajo i tha trajnerit të saj të aktrimit: “ Ai ishte i zhgënjyer nga unë. Ai ishte martuar me një grua aq të meta sa kishte qenë gruaja e tij e mëparshme.”
Ata u divorcuan në vitin 1961.
Romanca afatshkutra
Në kujtimet e tij të botuara në vitin 2009, Tony Curtis zbuloi se pati një lidhje pasionante me Marilyn në fillim të viteve 1950, e cila, sipas tij, u rindez në xhirimet e filmit të tyre ikonik ‘’Some Like It Hot’’. Pavarësisht se miqtë e saj në dokumentar pretendonin se ajo kurrë nuk e tradhtoi burrin e saj. Nga ana tjetëer, Curtis pretendoi se ai kishte një fëmijë me të ndërsa ajo ishte e martuar me Arthur Miller. Ajo e humbi në një nga abortet e saj të shumta tragjike.
Aktorja gjithashtu pati një romancë të shkurtër me Frank Sinatra kur ajo qëndroi në shtëpinë e tij, pas ndarjes nga Miller. Romanca u ftoh në vitin 1961, kur Sinatra i propozoi Juliet Proëse, por të dy mbetën miq deri në vdekjen e saj.
Një tjetër burrë i famshëm që pretendoi se kishte bërë seks me bionden është komediani Jerry Lewis. Në vitin 2011, ai i tha për revistën GQ se ajo përdorte seksin ashtu siç përdorte ai humorin, duke shtuar: “Ajo kishte nevojë për atë kontakt për t’u siguruar që ishte e vërtetë”.
Në një klip tashmë të famshëm, Marilyn u shfaq në skenën në kopshtet e Madison Square, me një fustan të tejdukshëm, të ngushtë dhe me rrëqethje: “Gëzuar ditëlindjen zoti President”. Në maj të 1962 dyshja u përfol se kishin një lidhje, por dokumentari pretendon se JFK shpejt “u mërzit” dhe e refuzoi atë. Ajo iu drejtua vëllait të tij Robert, i njohur si Bobby. Më vonë i tha psikiatrit Dr Ralph Greenson se ishte duke pasur një lidhje pasionante me një burrë të fuqishëm që ajo e quajti “Gjenerali” – tani supozohet të jetë një emër i përkëdhelur për Prokurorin e Përgjithshëm.
Në kasetat e dëgjuara në dokumentarin e ri, shërbyesja Eunice Murray pretendon se pasditen e 4 gushtit 1962, Bobby Kennedy vizitoi Marilyn-in pasi fluturoi fshehurazi në Los Angeles me helikopter. Çifti pati një debat të ashpër më të. Më vonë atë natë, Marilyn, sipas ekspertit të policisë Reed Wilson ajo telefonoi Shtëpinë e Bardhë.
“Ajo e ndjeu se po përdorej, ajo ndihej e ‘kaluar’ dhe e trajtuar ‘si një copë mishi’.
Ajo bërtiti, ‘’Largoje vëllanë tënd nga unë, unë ju urrej të gjithëve”.
Ndërsa dokumentari arrin në përfundimin se vdekja e yllit, disa orë më vonë, ishte ndoshta vetëvrasje, përfshirja e dy njerëzve më të fuqishëm në SHBA – dhe dokumentet dhe kasetat e munguara – kanë nxitur shumë teori konspirative.
Në fillim të programit, Marilyn dëgjohet duke thënë: “Gjërat e vërteta rrallë dalin në qarkullim. Zakonisht janë gjërat e rreme.”
Sido që të jetë e vërteta, idhulli tragjik i ekranit u zhgënjye nga të dashuruarit në jetën e saj, përsëri dhe përsëri.