Thursday, December 26, 2024
spot_img

Nga bashkëjetesa te fëmija! Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatanin

- Advertisement -..

Roza Lati ka folur hapur për lidhjen e saj dhe për jetën private, duke treguar se ndodhet në një moment të lumtur dhe të qetë. Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur”, duke e përshkruar lidhjen me Xhonatan Islamin, si një periudhë të bukur të jetës.

Në pyetjet e bëra në ‘instagram’, Roza është pyetur për mundësinë e krijimit të një familjeje me partnerin e saj, ku ajo është shprehur me humor dhe sinqeritet, duke i shtuar:
“Ti e di që i dashuri im është 8 vjet më i vogël?” Kjo përgjigje ka pasuar pyetjes në lidhje me mundësinë e një shtatzënieje, duke treguar se ajo dhe partneri po jetojnë momentet e tyre pa presion.

Në të njëjtën kohë, një tjetër koment i Rozës ka qenë se ata po bashkëjetojnë dhe po e shijojnë shumë kohën që kalojnë së bashku, duke e vlerësuar çdo moment të ndarë.

Ajo tha: “Ndihem mirë, jam e lumtur. Po shijojmë kohën që na ka dhënë Zoti, kaq mund të them…”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X