Albërije Hadërgjonaj ka treguar se tashmë është shpërngulur te vajzat në SHBA dhe po jetojnë të gjitha bashkë e mes të tjerash zbuloi se janë fqinje me Kylie Jenner, Kim Kardashian, Kris Jenner dhe shumë personazhe të tjera.
Duke u ndalur te një nga familet më të famshme në botë, këngëtarja tha se ato janë shumë ndryshe nga fotot dhe ekrani. “Kylie e kemi komshie, edhe Kim me Kris dhe shumë të famshëm të tjerë. Janë shumë të mira, dalin me shapka si gjithë ne. Nuk janë edhe aq të bukura. Kur i pashë thash “Ua si dalin kështu. Nuk kanë lidhje me fotot.”-tregoi këngëtarja.
Vajza e Albërijes, Anxhelina ka një raport miqësor të ngushtë me grimierin dhe mikun e familjes Kardashian, Ariel. Vlen të përmendim se dy vite më parë kur Anxhelina u rikthye në muzikë pas 9 vitesh mungesë me një këngë të re, Kim Kardashian e mbështeti publikisht. Ajo ndau në Instagram këngën e Anxhelinës dhe e përgëzoi për projektin e ri. “Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, shkroi Kim asokohe.
Artistëve zakonisht nuk iu pëlqen të flasin me shifra dhe të tregojnë rreth pagesave të tyre. Por, Albërija nuk ngurroi të tregonte se për një performancë në një dasmë kërkon deri në 8-10 mijë euro. “Me orkestër shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Ndaj jam bërë edhe selektive me performancat.”