Friday, September 20, 2024
spot_img

Nga komentet negative për Kiarën, raporti me Olta Gixharin dhe deri tek projekti i ri muzikor, Luiz Ejlli i tregon të gjitha

- Advertisement -..

Luiz Ejlli ka realizuar së fundmi një video ‘live’ në Instagram, ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve si dhe ka sqaruar disa pikëpyetje.

Fillimisht, fituesi i “Big Brother VIP2”,i kërkoi ndjekësve të tij të mos i përmendnim më emra të ish-banorëve të shtëpisë së famshme pasi sipas tij çdo gjë që do të thotë për ta mund të bëhet lajm.

“Mos m’i përmendni më banorët me të cilët kam qenë në “Big Brother”. Se po i përmenda unë emrin njërit prej tyre, bëhet lajm dhe thotë pastaj “Pse më shave?”.”- tha këngëtari.

I pyetur për komentet negative, Luizi u shpreh se më shumë mërzitet pasi këto ndikojnë tek partnerja e tij Kiara Tito. Artisti u shpreh se personalisht nuk e prekin aspak, teksa theksoi se nuk ka pasur shumë kohë të qëndrojë me moderatoren për shkak të xhirimeve të flmit. Sakaq ai i kërkoi ndjekësve që komentet negative tja bëjnë atij dhe jo Kiarës.

“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!”- u shpreh Ejlli.

Ndër të tjera, këngëtari tregoi se shumë shpejt do të vij dhe me një bashkëpunim muzikor me Getoar Selimin:

“Qëpar po flisja në telefon me Getoarin. Dhe po i thoja që në klipin e këngës të marrim Dritan Shakohoxhën dhe në fillim të klipit të thojë: “Mirëmbrëma njerëz. Mbani frymën. Spektakli filloi! Getoari, Luizi… Do dalë super klip.”

Përgjatë këtyre ditëve është përfolur goxha në rrjet dhe raporti që Luizi ka me Olta Gixharin, me të cilën po realizon dhe filmin “Në kuadër të dashurisë’, ku dyshja janë aktorët protagonistë. E teksa thuhet se marrëdhënia mes tyre nuk është mirë, këngëtari u përgjigj duke thënë se raporti mes tyre nuk është rregulluar asnjëherë.

“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?“- tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X