Thursday, December 26, 2024
spot_img

Nga martesa e deri te ndarja me Fjolla Morinen, Fisnik Syla i tregon të gjitha!

- Advertisement -..

Dyshja Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qënë kryefjala e mediave rozë kohët e fundit. Gjithçka nisi kur ata të dy filluan një lidhje së bashku që u finalizua në një martesë përrallore në Maldive. Kujtojmë që asokohe, këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina ka qënë në arrati pasi mbi të rëndonte vendimi i dënimit për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’. Aq sa e shpejtë ishte martesa e tyre, ashtu ndodhi dhe me ndarjen e çiftit. Madje tek e fundit shkaktoi goxha bujë mediatike pasi herë pas here ata hidhnin kunja për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ishte biznesmeni nga Beligjika ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’’.
Ditën e sotme Syla ka qënë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘’Wake Up’’. Ai ka folur për martesën me Fjollën, ndarjen dhe planet për të ardhmen në Belgjikë.Teksa është pyetur nga moderatorja e emisionit sesi i ka pritur lajmet dhe titujt e mediave rozë, Syla është përgjigjur se i ka marrë me qetësi.
‘’ Me të thënë të drejtën në fillm është diçka interesante, por pastaj bëhesh i njëjtë si të thuash, kur t’i hap rrjetet sociale shikon veten tënden nëpër portale, por e kam marrë me qetësi kështu që nuk më ka dhënë ndonjë përshypje të madhe’’, tha ai.
Ndër të tjera, lajmi që e ka prekur më së shumti biznesmenin kanë qënë kur publikoheshin foto të fëmijëve të tij.
‘’Më së shumti më ka prekur kur më kanë postuar fëmijët në rrjetet sociale sepse tek e fundit, fëmija nuk ka faj portalet në Kosovë dhe në Shqipëri nuk rezervohen tek fëmijët dhe kjo më ka brengosur më së shumti’’, u shpreh Fisniku.
Të gjithë kanë qënë kuriozë për koston e damës përrallore në Maldive, dhe padyshim që Syla është pyetur në lidhje edhe me këtë pjesë. Ai nuk ka një shumë fikse, por është përgjigjur se i ka kushtuar bajagi shumë.
‘’Tani çmimin nuk mund ta cek, por ka kushtuar bajagi shumë. Ju pak a shumë e dini sa kushtojnë pushimet atje dhe dasma është diçka më ekstra’’, deklaroi biznesmeni.

Gjithashu Syla ka treguar se ai dhe Fjolla kanë rënë dakord te dy dakord me ndarjen dhe që nuk ka vend për rikthim.

‘’Po tani jam single dhe e kam bërë edhe publike. Nuk kam qejf t’i hyj detajeve, kur arrijnë një çift të dy bien dakord që të shkëpusin lidhjen sepse une jam një njeri që kur ha, pi nuk kam qejf te flas keq për atë njeri. Nuk e kam të keq karakterin, gjithçka ka mbaruar dhe nuk kisha pas qejf t’i futem detajeve. Tashi kur thyhet një gotë, besoj që nuk ngjitet më. Kështu që dhe unë jam i vendosur dhe kur flas diçka, do të mbetet ashtu gjithmonë’’, shtoi ai.

Sipërmarrësi ka deklaruar se kur u fut në botën e politikës, njerëzit në Belgjikë filluan ta njihnin më shumë. Madje pas dy vitesh ai do të kandidoj për asamblenë në komunën ku ai banon.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X