Friday, November 1, 2024
spot_img

Nga mesazhet te takimi i parë dhe kënga që i lidhi- Chiara Ferragni zbulon gjithçka rreth fillimeve të dashurisë me Fedez

- Advertisement -..

Chiara Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me Fedez. Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016.

Hera e parë që Ferragnez u takuan

Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015. Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune: “Ne u takuam në një hotel falë këtij disa miqve të përbashkët që donin të na njohnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”.-shpjegoi Chiara.

Kënga ‘Vorrei ma non posto’

Takimi i parë i Chiara Ferragni dhe Fedez në 2016
Takimi i parë u zhvillua në shtator 2016 në një hotel në Milano për të mos u fotografuar nga paparacët: “Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi “Ferragni, më ke borxh një darkë”. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë po. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit.”

Megjithatë, Kupidi për një nga ndër çiftet më të njohur të momentit, ishte kënga e famshme ‘Vorrei ma non posto’, e shkruar nga Fedez në vitin 2016 që u bë një hit i vërtetë. Një varg i saj thotë “Qeni i Chiara Ferragni-t ka një papijon Vuitton” dhe kjo ngjalli menjëherë një reagim nga blogerja: “Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: “O Zot, kush e di se çfarë ka thënë”. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme.”

Që nga ai moment, të dy filluan të komunikonin në rrjetet sociale (në atë kohë përdorej Snapchat), gjithmonë të lidhur me këngën e famshme, e cila tashmë është bërë simbol i dashurisë së tyre. Interesimi i Chiara Ferragni-t për Fedez-in rritej gjithnjë e më shumë, por shkonte paralelisht me frikën e tu kapurit nga paparacët dhe kështu do të përfundonin në qendër të thashethemeve.

Për më tepër, axhendat e tyre nuk dukej se përputheshin kurrë për shkak të angazhimeve të punës: “Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të.”

Pas atij takimi të parë “shumë të bukur”, influencuesja fluturoi drejt New York për ‘Javën e modës’, por gjithsesi vazhduan të shkruanin me njëri-tjetrin teksa u publikuan edhe fotot e para të të dyve bashkë. Por marrëdhënia u bë më intime me kalimin e kohës, siç u zbulua nga Fedez, i cili ishte goditur nga një sëmundje që pengonte kontaktin fizik: “Ferry dhe unë po prisnim të bënim hapin e madh. Fakti është se ne nuk mund ta bënim sepse unë shkova në një mision me Unicef ​​dhe më zbuluan këtë sëmundje. Kështu që gjatë gjithë javës ne thjesht folëm nuk u takuam”.

Më pas të gjithë e dimë si vijoi: ata u bënë prindër për herë të parë në mars të 2018 duke mirëpritur në jetë djalin e tyre: Leone, më pas u martuan në një dasmë disaditore më 1 shtator të po atij viti dhe u bënë sërish prindë të një vjaze, Vittoria, në 2021.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X