Monday, October 7, 2024
spot_img

Nga planet për filma e politikë te emri i fëmijës së 4, Florjan Binaj rrëfehet si rrallëherë

- Advertisement -..

Një fëmijë i 4? “Shpresoj shumë”- tha aktori i njohur Florjan Binaj sa i përket planeve për zgjerimin e familjes. Ndonëse ka pak muaj që është bërë sërish baba aktori tha se kanë në plan të krijojnë një familje të madhe.

Babai i 3 fëmijëve Krena, Glauk dhe Vjosa, Flori tha: “Dëshirë kemi të kemi një familje të madhe dhe fëmijët të kenë njëri-tjetrin“- tha ai. Vjosa, vajza vetëm 4 muajshe e aktorit të njohur, është pagëzuar me emrin e lumit, edhe sepse Flori ka një histori të lidhur me këtë lum. Por ç’emër do të kishte një djalë në familjen e tij. “Pse jo?(edhe Osum). Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por do gjej patjetër emër shqiptar. Me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë.”- tha Flori.

Mes të tjerash ai u pyet edhe nëse ka në plan të bëhet pjesë e kinemasë si producent a regjisor. “Kur shumë kolegë të mitë bënin filma unë bëja “Portokalli”. Tani që nuk jam më në “Portokalli” dhe do bëj edhe unë filma, pse jo. Shqipërisë i duhen filma dhe filma për të qeshur madje.”– u përgjigj Flori.

Ndërsa planet për tu bërë pjesë e politikës sikurse është përfolur duket edhe më të largëta. Ndonëse nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, Flori tha: “Unë e kam thënë dhe do e rithem, ditën që politika do vendos të bëjë atë që arti bën përnjerëzit atëherë do bëhem pjesë e saj. Por, për momentin kjo duket shumë larg”.

Aktori i njohur i humorit shqiptar prej javësh ka ardhur me një emision investigativ me emrin “Piranjat” krah Arilena Arës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X