Sunday, November 24, 2024
spot_img

Nga problemet shëndetësore te planet për fëmijë, rrëfehet Armina Mevlani!

- Advertisement -..

Armina Mevlani është mjaft aktive në Instagram dhe së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me jetën private.

Një ndjekës e pyeti blogeren se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind.

“Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore.”- shkroi blogerja.

Një tjetër ndjekëse e ka pyetur Arminën në lidhje me problemet shëndetësore duke i kërkuar edhe këshilla.

“Si i ke trajtuar? Kam dëgjuar nga ty që ke pasur probleme me PCOS…(Sindroma e vezores policistike)”, pyet ndjekësja.

“Po dhe nuk e kam fare problem ta pranoj. Pikë së pari duhet të bëni një analizë hormonale për të kuptuar problemin. Pastaj e kam trajtuar me kontraceptivë (të cilët nuk e këshilloj sepse sap oi lë kthehesh në pikën A). Fillova të bëj kërkime dhe këto gjëra funksionuan për mua për balancën hormonale. Pasi i bëra të gjitha këto kam një cikël të rregullt”, shkruan Armina.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X