Monday, December 9, 2024
spot_img

Nga raporti me Noizy-n, te ai me Ingritin dhe Zaiminën, rrëfehet Çiljeta

- Advertisement -..

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka folur për miqësitë e saj në botën e muzikës dhe planet personale për të ardhmen. Ndër të tjerat, ajo rrëfeu për lidhjen e ngushtë që ka me reperin Noizy, duke e cilësuar si një vëlla të vogël, të cilit shpesh i referohet me humor si “kokë madhi i nënës.”

Kur u pyet për marrëdhënien me koleget Ingrit Gjoni dhe Zaimina Vasjari, Çiljeta e pranoi me buzëqeshje se përplasjet më të shpeshta i ka me “grifshën e saj”, Ingrit.
Pjesë nga intervista:

E ruan ende miqësinë me Noizy-n?

“Patjetër, kemi një miqësi të mirë ndër vite. Ai ka qenë si vëllai im i vogël, kështu që gjithmonë i them ‘o kokë madhi i nënës’.”

Me kë zihesh më shpesh, Ingrit apo Zaimina?

“Me Ingritin, grifsha ime. Me të kemi ndonjë përplasje, me Zain jo.”

Kur keni pasur zënkën e fundit me Ingritin?

“Para disa ditësh. U takuam dhe ajo më tha: ‘Më lodhe, më lër të flas njëherë rehat’. Unë qesha, mendova ‘me këtë të merrem tani, pupupu’.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X