Saturday, July 27, 2024
spot_img

Nga të ftuarit VIP, te detajet luksoze të ceremonisë/ Brenda dasmës së Robin Krasniqit me Marigonën

- Advertisement -..

Marigona dhe Robin Krasniqi kanë kurorëzuar dashurunë e tyre në martesë mbrëmjën e djeshme. Modelja dhe boksieri organizuan një ceremoni madhështore në Prishtinë ndërsa celebrimin e kishin bërë disa ditë më përpara.

Këtë lajm e publikoi vetë Marigona nëpërmjet një postimi në Instagram. ‘Zyrtarisht Krasniqi’ shkroi modelja krahas fotos nga ceremonia shoqëruar me një zemër. Marigona konfirmoi se është shtatzënë në ditën e lindjes së boksierit. “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!”, shkroi modelja e famshme.

Nga fotot e publikuara brenda dasmës së çiftit bien në sy fustanet madhështore të Marigonës ku i pari ishte një fustan i madh i fryrë, ndërsa i dyti një fustan më ekstravagant ndërsa Robini tepër elegant me kostumin e zi të dhëndrit. Ndërkohë nga të ftuar përveç miqve dhe familjarëve, çifti kanë ftuar edhe shumë artistë të tjerë të famshëm si Meda, Oriola Marashi, Shkurte Gashi, Arbër Bytyqi e shumë të tjerë.

Ashtu siç pritej në dasëm nuk munguan as elementet tradicionale shqiptare. Vëmendje të veçantë mori dhe torta gjigande që çifti kishte përzgjedhur për ditën më të vecantë të tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X