Saturday, July 20, 2024
spot_img

Nga veshjet te simboli i vellos- Brenda dasmës së Kourtney Kardashian

- Advertisement -..

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan për herë të tretë, këtë herë në Itali dhe nuk mund të ishin më të lumtur.

Të dy bënë betimet për herë të tretë më 22 maj, në ‘Castello Brown’ në Portofino përpara familjeve dhe miqve, duke përfshirë të famshëm si Megan Fox dhe të fejuarin Machine Gun Kelly, të cilët ishin ndër të parët që mbërritën. Nusja dhe dhëndri thanë “Pranoj” në një ceremoni tradicionale që zgjati pak më shumë se 20 minuta. Kourtney dhe Travis u panë duke u lutur ndërsa gjunjëzoheshin mbi karrige ari në një altar me tapet të kuq, të stolisur me trëndafila.

Kris Jenner shoqëroi nusen, vajzën e saj të madhe, drejt altarit. Superylli italian Andrea Bocelli performoi teksa dasma nisi. Vajza e Kourtney, Penelope Disick, 9 vjeçe, mbajti lulet dhe eci me Alabama Barker, vajzën 16-vjeçare të Travis. Djali më i vogël i Kourtney, Reign Disick, 7 vjeç, ishte mbajtësi i unazave.

Nusja, dhëndri dhe familjet e tyre ishin veshur të gjitha me Dolce & Gabbana. Kourtney kishte veshur një fustan të shkurtër në stilin e korsesë, me një vello të madhe, të qëndisur. Travis kishte veshur një kostum të zi.

Shihni fotot e Kardashian-Jenners për më shumë:

Kim Kardashian, North West dhe Reign Disick

Kris Jenner

Kylie, Kendall dhe Devin

Khloe Kardashian

Megan Fox dhe Kelly

Velloja e Kourtney ishte me Virgjëreshën Mari dhe fjalët “Family Loyalty Respect” që përputhen me tatuazhin që Travis ka në kokë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X