Tuesday, June 3, 2025
spot_img

Ngjarje e rëndë në Lezhë/ 57-vjeçari vritet brenda makinës! Pista kryesore hakmarrja

- Advertisement -..

Gjendet i vrarë brenda oborrit të shtëpisë së tij një 57-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme (1 qershor) në Tale të Lezhës dhe motivi kryesor dyshohet se është gjakmarrja.

Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza. Familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij, të cilin po e parkonte në oborrin e banesës. Policia bëri me dije se trupi është konstatuar nga bashkëshortja e viktimës rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit, në Mirditë.

Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë afër banesës dhe e kanë pritur të kthehej, duke e qëlluar me breshëri plumbash. Policia vendore nisi hetimet dhe bëri me dije se dinamika dhe rrethanat mbeten ende të paqarta. Krimi mendohet se është kryer me armë automatike.

Pista kryesore mbetet gjakmarrja, pasi një vit më parë mësohet se Kazës i kishin vrarë edhe vëllanë në Belgjikë.

Dhe jo vetëm kaq, pasi saga e hakmarrjes mes dy fiseve Gjini dhe Kaza në Mirditë ka nisur tre dekada më parë. Më 1994, me vrasjen e shefit të Krimeve të Policisë Ndue Kaza nga vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Këta të fundit janë ekzekutuar në vitin 1997 nga Martin Kaza, i cili është arrestuar në Londër dhe më pas dënuar, burgim që po e vuan pas arrestimit dhe ekstradimit më 2017.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X