Këngëtarja e njohur Nita Latifi ka bërë buj me postimin e saj të fundit teksa është shprehur ashpër ndaj gazetareve.
Në emisionin e mëngjesit në ‘Klan Kosova’, disa gazetarë komentuan pamjen e ish-finalistes së ‘BBVA’ Egli Tako, duke thënë: “Ka këmbë si Cristiano Ronaldo, por nuk po e ngacmojmë Ronaldon, se ai është më lartë”, ndërsa një tjetër gazetare në panel shtoi me humor: “Po këmbët i paske parë, po krahët ende jo.”
Ky veprim i tyre ka bërë që të reagoj ashpër Nita në llogarinë e saj, teksa ka shkruar “Zakonisht bullizojnë ata që s’mujn me bo këtë trup, se kogja punë të vynë”
Kujtojmë se edhe Nita vite me parë ishte pjesë e ‘BBVA’, e cila është pëlqyer nga publikut për gjatë rrugëtimit të saj.
