Sunday, December 8, 2024
spot_img

Një dasmë “vipash” në horizont?/ Sara Hoxha rrëfen detaje të reja nga marrëdhënia e saj me Ledri Vulën

- Advertisement -..

Sara Hoxha me bërjen publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën është kthyer në një nga emrat më të njohur në estradën tonë.

Ajo është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, të cilin e përdor edhe si biznes. Së fundmi blogerja ishte e ftuar në sfilatën e shumëpërfolur të Valdrin Sahitit.

Gjatë after-party-t ajo është prononcuar për mikrofonin e gazetarëve. Sara u pyet nga gazetari i T7 nëse në planet e afërta të saj ishte një fëmijë i dytë. Mirëpo mesa duket për këtë pjesë blogerja është shumë e qartë.

“Jo pra, nuk ka plane. Nuk ka plane të afërta,”-është shprehur partnerja e Ledrit.

Çifti kanë shumë vite që janë në një lidhje më njëri tjetri, bashkëjetojnë gjithashtu, por nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të gjithë jemi shumë kurioz nëse do të kemi një dasëm madhështore së shpejti në estradën shqiptare.

“Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhe, por nëse po pse jo,”– ka deklaruar Sara Hoxha.

Sara gjithashtu para disa kohësh ka prezantuar linjën e saj të make up-it “SKosmetics” në bashkëpunim me kolegen e saj Sara Karaj-n. Ndërsa nëse do të kemi ndonjë projekt tjetër nga Hoxha, do na duhet të presim pasi ajo nuk deshi të zbulonte detaje të reja deri në momentin që do të lançoheshin.

Ju kujtojmë që Ledri dhe Sara janë bërë prindër të një vajze, Poem Blu një vit më 14 dhjetor të vitit 2020.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X