Friday, June 6, 2025
spot_img

Një tjetër vrasje, Historia e errët e Denisës nga Rumania

- Advertisement -..

Trupi i 30-vjeçares Maria Denisa Paun, e njohur si “Adas”, u gjet më 4 qershor pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme, Itali, i fshehur në shkurre, i djegur pjesërisht dhe pa kokë.

Denisa, një eskortë rumune që punonte në Prato, kishte humbur kontaktet që më 15 maj. Vetëm disa orë pas gjetjes së trupit, autoritetet arrestuan 32-vjeçarin rumun Vasile Frumuzache, i cili ka pranuar krimin, duke thënë se “po shantazhohej”.

Provat ishin të shumta: kamera sigurie, GPS-i i makinës dhe analiza e telefonatave. Trupi i saj ishte transportuar në një valixhe të bardhë e gjetur pak metra larg vendit të ngjarjes.

Një fund tragjik për një vajzë që punonte në heshtje dhe që, si shumë të tjera, mbeti viktimë e një realiteti të rrezikshëm dhe shpesh të harruar.

Ky rast rikthen vëmendjen te rreziku që përballin gratë në rrugën e prostitucionit, si dhe mungesa e sigurisë dhe mbrojtjes për to.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X