Thursday, December 5, 2024
spot_img

“Njerëz të padëshirueshëm’’/ Fifi bën deklaratën e fortë për ish-banoren e ‘’Big Brother Vip’’: Më ka bërë bllok në Instagram

- Advertisement -..

Aktorja Monika Lubonja ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’ E Diell’’. Nga moderatorja e emisionit asaj i është kërkuar t’i bëj një rreng, mikeshës së saj më të mirë, Fifi.

Në momentin që Lubonja e merr në telefon i thotë se Fifi ka folur keq për të pas krahëve. Këngëtarja gjatë gjithë kohës i kërkon aktores të dijë se çfarë ka dëgjuar, por në fund i thonë asaj që është vetëm një lojë.  Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi bën deklaratën që askush nuk e priste. Këngëtarja tregon se aktorja e humorit, Arjola Demiri i ka bërë bllok në Instagram.

Biseda:

Monika: Mirë moj Fifi të kam dashur kaq shumë, të kam mbrojtur me dashuri dhe të kam puthur gushën si goca im. Po si ke folur prapa krahëve për mua, mi zemër? Çfarë të kam bërë?

Fifi: Ku kam folur prapa krahëve për ty unë?

Monika: Po si moj unë që të dua kaq shumë dhe ti the fjalën e fundit për mua.

Fifi: Çfarë kam thënë për ty aman, apo je duke më ngacmuar?

Monika: Jo, shpirt unë nuk të ngacmoj. Unë e di që janë të vërteta fjalët që kam dëgjuar.

Fifi: Të lutem, cfarë të kanë thënë?

Monika: Çfarë do të thuash ti, unë të kam fal se ti je dashuria ime.

Fifi: Jo, jo çfarë të kanë thënë. Më more të më pyes çfarë kam thënë për ty.

Monika: Po ja do ta jap njeriun.

Monika ndërkohë i ka dhënë telefonin moderatores  dhe me Fifin është duke folur Nevina Shtylla.

Nevina: Fifi, e mban mend kur folëm bashkë dhe më the për Monikën atë gjënë. E di kush jam?  Fifi nuk po të lodh jam Nevina, është pjesë e lojës.

Sakaq, në fund të telefonatës këngëtrja e njohur ka habitur me deklaratën e saj duke thënë se në ditëlindjen e aktores kishte njerëz të padëshiruar.

Fifi: Në ditëlindjen tënde kishte njerëz të padëshiruar.

Monika: Kush ishin?

Fifi: Mjafton ky lajmi

Nevina: Do t’i jap edhe 2o pikë të tjera Monikës, po na e the emrin.

Fifi: Prit, prit një person që më ka bërë bllok në Instagram, Arjola.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X