Friday, September 20, 2024
spot_img

Njihuni me aktoret më të bukura dhe me te paguara të Turqisë

- Advertisement -..

Këto janë aktoret më të kërkuara në Turqi, por janë bërë të famshme edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që jepen në televizione
Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm i njohin falë roleve të tyre shumë të dashura në seriale të ndryshme.

Këto janë aktoret më të mira të serialeve turke.

Hazal Kaya

Hazal Kaya është e para në listën e aktoreve më të bukura turke dhe me te paguarat ne industrin turke te filmit. Ka lindur më 1 tetor të vitit 1990 në Gaziantep (Turqi). Emri i saj i vërtetë është Leyla Hazal Kaya, emër mjaft i njohur në industrinë turke të filmit. Aktorja është e martuar me aktorin Ali Atay dhe kanë një fëmijë.

Neslihan Atagü Doğulu

Neslihan Atagül Doğulu është aktorja turke e cila njihet për rolin e saj te seriali Kara Sevda me emrin Nihan.E vetmja aktore Turke fituese e International Emmy Award. Nihan ka një bukuri të jashtëzakonshme.

Hande Ercel

Hande Ercel është një aktore dhe modele e talentuar e njohur në serialin si Dashuria është në ajer ku luante rolon e Edës. Hande është aktorja me e famshme në Turqi po ashtu edhe në botë dhe fituse e disa çmimeve si aktorja më e mirë në një seri dramë dhe aktorja më e mirë në një seri komedi.

Fahriye Evcen

Fahriye Evcen është aktore turko-gjermane e njohur për rolin e saj te seriali Trumcaku ku luan bashkë me Burak Özçivit, ku edhe ranë ne dashuri dhe sot janë të martuar dhe kanë një fëmije. Mbas një pauze pas lindjes së djalit aktorja i është rikthyer aktrimit.

Demet Özdemir

Demet Özdemir është një aktore modele dhe balerin shumë e famshme. Ka lindur në Izmir në 26 shkurt 1992. Demet mori famë me serialin Erkenci Kus ku luante në krahë të Can Yaman ku mori edhe cmimin Golden Butterfly Awards për performancën e shkëlqyer.

Bergüzar Korel

Bergüzar Korel është po ashtu një nga aktoret më të bukura dhe më të paguar në industrinë turke të filmit. Ka lindur më 2 shtator të vitit 1982 në Stamboll dhe emri i saj i vërtetë është Bergüzar Korel Ergenç. Është një nga aktoret e cilësuara me stilin më të mirë në veshje. E njohur për ne si Sheherzadja në serinë “1001 net” për serinë “Karadayi”, ku luan me Kenan Imirzalioglun.

Tuba Büyüküstün

Tuba Büyüküstün është një aktore tjetër, e cila renditet në listen e aktoreve turke me te bukura dhe te paguara. Ka lindur më 5 korrik të vitit 1982 në Stamboll. 39-vjeçarja është e njohur si Asia në serialin “Asia”’, serial me të cilin rrëmbëu zemrat e publikut. Fituese e disa çmimeve. Aktorja, së shpejti do te prezantohet ne Netflix me serin “Another Self”.

Beren Saat

Aktorja turke, Beren Sat, është njëra prej më të njohurave në Turqi. 38-vjeçarja gëzon një adhurim të madh të publikut dhe eshte nga me te paguarat. Beren nxjerr të holla të tjera edhe përmes reklamave të ndryshme.Beren Saat, është e njohur më shumë nga seriali “Dashuri e ndaluar”

Merjem Uzerli

Është një nga akoret gjermano-turke më të bukura dhe më të paguara. Merjem është e njohur nga të gjithë për serialin e famshëm “Sulltani i Madhërishëm”, me të cilin u pagua me një honorar 4000 euro për episod në kohën që filloi xhirimet, por më vonë producentët e panë më të përshtatshme të paguhej 12.500 euro. Por edhe kjo nuk mjaftoi për aktoren, pasi ajo u tërhoq pikërisht për shkak të pagesës së ulët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X