Prej ditësh kemi pritur me kuriozitet të zbulojmë çfarë fshihej pas Lulu, dhe tashmë më në fund e dimë! Një brand i ri veshjesh, në të cilin Luana ka punuar prej kohësh, duke sjellë diçka që reflekton stilin dhe vizionin e saj.
Ishte e pritshme që një projekt nga Luana të ishte dedikuar vajzave dhe sa mirë që tani kemi një brand të tillë tek ne që ofron veshje aktive dhe essentials të përditshme, të dizajnuara për t’u veshur kudo.
Mesa pame koleksioni është krijuar për çdo masë trupore, duke u siguruar që çdo vajzë të gjejë veten dhe të ndihet mirë me trupin e saj. Siluetat elegante dhe prerjet që përqafojnë format trupore e bëjnë këtë koleksion një zgjedhje të padiskutueshme për çdo vajzë moderne. Mezi presim t’i provojmë!





