Noizy ka anuluar turin e tij të planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve me vizën.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu keqardhjen për këtë situatë.
“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë herë. Problemi ishte tek vizat. Gjithsesi, uroj që shumë shpejt të jem pranë jush,” shkroi Noizy.
Ndërkohë, Noizy vazhdon të punojë për albumin e tij “ICON”, kënga e parë e të cilit publikohet më 8 nëntor. Bëhet fjalë për “When She goes”, refreni i së cilës ka disa muaj që po qarkullon në rrjet dhe është bërë virale!
Po ashtu, më 16 nëntor, ai do të mbajë një koncert për herë të parë në stadiumin “AEK” në zemër të Athinës. Përgatituni për një natë të paharrueshme, muzikë live dhe momente magjike që do t’ju lënë pa fjalë.
“Do të jetë një natë e veçantë për të gjithë ne,” ka thënë Noizy. “Jam shumë i emocionuar të shoh fansat e mi në Athinë dhe të ndaj me ta muzikën time. Ju ftoj të bashkoheni me mua për një aventurë që nuk do ta harroni!”