Saturday, July 27, 2024
spot_img

Nuk arriti të kalojë në finale, reagon Ronela Hajati

- Advertisement -..

Ronela Hajati përkundër performancës “zjarr” duke tundur skenën e Eurosong, nuk arriti të kualifikohet në finale.

Shqipëria këtë vit pati vëmendje të madhe përshkak të paraqitjeve unike të Ronelës dhe kënga “Sekret” ishte çdo javë në mesin e më të dëgjuarave, por kjo nuk mjaftoi si duket dhe Shqipëria ngeli jashtë finales.

Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë pasi nuk mundi të shkonte dot në finalen e “Eurovision-it”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me balerinët ku shihet e buzëqeshur ndërsa ka shkruar se fitorja e saj më e madhe ka qenë dashuria e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku)! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar Ronela krahas fotos me balerinët.

Këto janë shtetet që u kualifikuan nga nata e parë gjysmë finale, për finalen që do të mbahet të shtunën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X