Friday, September 20, 2024
spot_img

Nuk arriti të marr rolin e prezantueses ne “Portokalli”, por Arjola do të prezantojë një tjetër emision!

- Advertisement -..

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother, Arjola Demiri kishte shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e shout humoristik ‘’Portokalli’’, ku bën pjesë si aktore.

Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”.
“Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.

Moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë, megjithatë ajo do të prezantojë një emision tjetër.
Disa sezone më parë, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

E ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Arjola zbuloi se emisioni “Ndali dritat” do të rikthehet sërish shumë shpejt.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës” – u shpreh Arjola Demiri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X