Zhaklina Lekatari është një emër i njohur për publikun shqiptar për informacionet dhe dijet që ajo ka dhe shpërndan në lidhje me edukimin seksual. Përveç kësaj, ajo njihet edhe si një gazetare dhe aktiviste. Zhaku është një nga blogeret që flet pa doreza sa herë i kërkohet të flasë për çështjet seksuale.
Ajo ishte e ftuar teksa ra menjëherë në sy nga të gjithë për shkak se në qafën e saj kishte të varur një vibrator varëse, duke i habitur të gjithë.
Blogerja tregoi në emision se ende nuk e ka gjetur partnerin e saj, por kjo nuk do të thotë ka pasur lidhje. Prej 10 vitesh ajo nuk ka pasur një marrëdhënie serioze, teksa këtë gjë e ka thënë më parë, duke u keqkuptuar edhe nga portalet e ndjekësit e saj që menduan se Zhaku ka 10 vite pa të dashur.
“U abuzua me lajmin sepse unë kam 10 vjet pa një marrëdhënie të konsoliduar. Po sigurisht që nuk është se unë nuk kam bërë dating apo nuk kam dalë, por unë kam 10 vjet që nuk kam qenë e angazhuar në një marrëdhënie serioze. Kur ti bën dating për tre muaj me një person, unë nuk mendoj që atë tre mujor ti do ta quash lidhje”.
Zhaklina ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale ku ka treguar për të gjithë edhe historinë e saj të trishtë të fëmijërisë, duke zbuluar se mamaja e ka dërguar për adoptim në një familje italiane së bashku me motrën e saj pas vdekjes së të atit. Kjo është një nga arsyet se pse ajo nuk do të bëjë fëmijë.
“Unë nuk bëj fëmijë dhe ndodhi gjithë kjo ping pong në jetën time, të gjitha lëvizjet që unë nuk vendosja. Ia kam premtuar vetes që nuk do ia bëja kurrë fëmijës time. Prandaj liria është e rëndësishme për mua, dhe jo ajo seksuale por liria për të vendosur. Jo nuk dua të bëhem me fëmijë. Nëse do ndërroj mendje kam qejf të adoptoj, dhe mendoj që është një zgjedhje shumë e mirë”. Gjendur në kushte të tilla ende nuk është në gjendje kë të fali ose jo, sepse në këtë çështje është thjesht një njeri ‘sepse disa herë i dënon, disa herë i justifikon e disa herë i kupton’ – tha ajo në emision.