Monday, December 9, 2024
spot_img

“Nuk e ka problem partneri zhveshjen tënde?”/ Përgjigja e Mikela Pupës e lë pa fjalë ndjekësin

- Advertisement -..

Mikela Pupa ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë që të dinë detaje nga jeta e saj personale si dhe nga periudha e shtatzënisë.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje fansave të saj për të gjitha pyetjet që i kanë bërë.

Pupa ka publikuar disa fotografi ku tregon barkun e rrumbullakosur. Në disa prej tyre, ajo shfaqet me të gjithë barkun jashtë dhe disa ndjekës e kanë kritikuar për këtë detaj.

Ndërsa një ndjekës e ka pyetur pikërisht për këtë ‘zhveshjen’ e saj në këtë set fotografik.

“Nuk e ka problem partneri zhveshjen tënde?”, i ka shkruar një fans dhe Mikela Pupa e ka lënë pa fjalë me përgjigjen:

“Zakonisht zhvishemi bashkë”.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Mikela zbuloi se është në pritje të ëmbël. Gjithashtu ndau me fansat imazhe nga festa e organizuar për të zbuluar gjininë e bebit.

Pupa dhe partneri i saj do të bëhen së shpejti prindër të një vajze dhe ata janë shumë të lumtur, e me zor po presin që të marrin në krahë të voglën e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X