Wednesday, January 8, 2025
spot_img

“Nuk e njoh më”/ Loja “kris” miqësinë mes Rozanës dhe Laertit? Çfarë po ndodh mes tyre

- Advertisement -..

Rozana dhe Laerti janë dy banorët që kanë deklaruar se kanë patur një raport miqësor të ngushtë para hyrjes në shtëpi.

Megjithatë, duekt se dhe miqësia e tyre po preket nga ambicia për të luajtur, duke thënë shumë gjëra pas krahëve të njëri-tjetrit. Rozana u shpreh sot se nuk po e njeh Laertin që po sheh në këtë shtëpi, duke shtuar se ai ka krijuar një personazh të ri.

Nga ana e tij, Laerti sqaroi deklaratën, ku shprehej se ajo është e gatshme të bëjë cirk për ta fituar këtë lojë.

“Kam thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Këto që nuk më ka thënë në sy, i ka thënë me njerëz të tjerë. Këtu ka krijuar një personazh të ri që nuk e kam njohur më parë. Po luan dhe mirë bën. E vlerësoj për atë që njoh, për dhuntitë që i ka dhënë Zoti dhe për ato që ka punuar. Por për këto gjërat, e mendoj se është strategji dhe që nuk i mendoj se i mendon vërtet për mua. Po rezervohem sepse nuk po bëj disa gjëra që ky po bën për mua. Nuk e prisja të ishte kështu. Është njeriu i parë që më ka uruar kur kam fituar dhe nuk e prisja. Nuk do i kthehem me të njëjtën monedhë. Po pres të shoh deri ku do shkojë loja e tij. Unë luaj me letra të hapura. Sa për talentin kam një publik që më ndjek dhe nuk kam bërë kompromis asnjëherë.”- tha Rozana

Më plagosi kur më tha se bëj dallavere, sepse unë edhe kur zihem, e bëj haptazi. Unë nuk fsheh gjëra dhe i kam thënë që njeriu mbart me vete gjendje emocionale që nuk shprehen.  Sa për respektin dhe dashurinë, për sa vite njihemi, e tha vetë nuk kam çfarë shtoj. Këtu kemi ardhur të luajmë. Përplasja që pati me Valbonë dhe Rozanën, nuk më pëlqeu kur i tha pse nuk më ke raportuar. Dhe që i tha se e kam emrin Rozana duek bërë rep, ndërsa tjetra qante. I kam thënë kupto një njeri që mban emocione të forta hde në një moment shpërthen”– tha Laerti.

Rozana: “Unë vërtet kam kalaur një jetë të vështirë, por i kam kaluar sifdat me buzëqeshje, nuk i kam marrë këtu me vete. Nëse t’i kam thënë është sepse të vlerësoj. Unë këtu kam hyrë si Rozana Radi, jo e bija e dikujt. Nuk e prisja të shihja një njeri që përdor vështirësitë e jetës.

Laerti: “Rozana në çdo kompeticin ku ka hyrë, ka kapur vendin e parë. Unë cirk e kam që je gati të jesh një akrobat i përkryer dhe të bësh diçka që dikush tjetër nuk e bën, të kesh aftësi të tilla, që të fitosh”

Rozana: “E falenderoj. Unë këtu kam ardhur e vërtetë, siç jam para teje, miku im.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X