Që nga nisja e romancës me Donald Veshajn brenda shtëpisë së “BBVIP”, ndarja dhe më pas, Beatrix Ramosaj mbetet ende një ndër personazhet më të komentuara në showbiz dhe duke qenë e tillë ajo është nonstop në syrin e kureshtarëve të cilët ndjekin çdo lëvizje të këngëtares.
Këngëtarja është goxha aktive në rrjetet e saj sociale dhe teksa poston foto dhe video nga më të shumtat, së fundmi ajo ka hedhur një shkrim në InstaStory ku tregon se si ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke mos e zbuluar anën e saj të historisë.
“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tënde të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– shkroi Trixa.
Dhe menjëherë fansat kanë nisur të aludojnë se ky ishte një ‘thumbim’ për aktorin e humorit.