Që votat e publikut manipulohen,këtë e kanë kuptuar të gjithë por të dalin kaq hapur nuk ka ndodhur asnjëherë dhe e gjithë situata është shumë dyshuese.
Një pjesë e madhe e publikut e kupton që manipulohen situatat në favor me konkurrenten e këtij edicioni Olta Gixhari për arsye miqësie apo ndoshta arsye të tjera prandaj ende ngelet dyshuese pse ndodhin këto skandale.
Në spektaklin e të martës u eleminua Kristi edhe pse publiku që votoi masivisht nuk ra dakort,gjithësesi Kristi u fut serish në lojë me bilet kthimi… ose me strategji të produksionin sepse tani në këtë pikë po dyshohet gjithçka. Së fundmi doli skandali i rradhës, Vodafone publikon votat e publikut ku e vërteta del ndryshe nga ajo që produksioni dha në spektakël.
Një gjë tjetër interesante është se në çdo sondazh në rrjetet sociale Olta ka mare më shumë vota për të dal, PËRFSHIRË EDHE SONDAZHIN E TOP ALBANIA RADIO që me 84% vota për të dal ishin për Oltën.
Por kjo nuk ndodhi rastësisht por ishte angazhim i Luizkryefjala dhe shumë të tjerë bashkuar edhe me publikun i cili votoi dhe shpërndau peticionin që të zbardhesh i gjithë ky skandal.
Pritet që produksioni të rrespektojë publikun duke i dhënë sjarimet dhe të tregohet transparent deri në fund.