Monday, December 23, 2024
spot_img

“Nuk kishte kthim mbrapa”/ Dalina Buzi flet për divorcin

- Advertisement -..

Tërmet 7 ballë’- kështu e përshkroi Dalina Buzi divorcin e saj, që ka ndodhur 2 vite më parë.

Teka ishte e ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, ajo tregoi se u përpoq të mblidhte veten, pasi e dinte se nuk kishte më kthim pas. Dalina e pranon se nuk ishte përgatitur që pas 15 vitesh martesë të vinte divorci, por shton se nuk vazhdohej më, pasi kishte krisje dhe çarje të mëdha mes tyre.

“Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi. Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe”

Si e kaloi periudhën pas divorcit? Ja ç’tha Dalina:

“Pas ndarjes u futa në të gjitha forumet e botës, në lloj lloj forumesh, në rusisht, në italisht, në gjermanisht, me google translate dhe doja të shihja situata të ngjashme dhe në çdo lloj situate unë isha e dënuar. Në situatë të ngjashme po të isha burrë do të ishte ‘ok’ dhe u tremba, u trondita. Fillova ta shihja veten me syrin e tyre, është shumë e rrezikshme kjo ta shohësh veten me syrin e tjerëve. Kisha një kryq të madh, kryqi i parë fillimisht si nënë, çfarë bëra, ishte drobitëse’

Mirëpo, duket se ndarja ka bërë që Dalina të njohë më mirë veten e saj, dhe veten si nënë.

“Periudha pas ndarjes ka qenë një nga periudhat më interesante në jetën time, e vështirë, por interesante dhe bëri mirë që ndodhi. Jo, ndarja, jo prishja e familjes, por ajo periudhë. Ajo ka qenë një periudhë që unë njoha një Dalinë që nuk e njihja fare, nuk ia kisha idenë fare. Kam qenë gjithmonë shumë e përkëdhelur, kam bërë çfarë kam dashur, financiarisht kam qenë shumë mirë, por e para u përballa me Dalinën nënë që ishte shumë e rëndësishme.

Kalova ato dy javët e para që janë ato zhurmat që kalojnë të gjithë dhe pastaj e pashë gjënë si produecente, realisht, siç bëj në punë. E pashë nga larg dhe thashë që janë katër Dalina: Është Dalina publike, jo vetëm në Instagram, por sapo hap derën. Është Dalina në profesion, Dalina nënë dhe Dalina kush jam unë, pse ndodhi kjo, pse bëra këtë zgjedhje, pse përfundoi kjo gjëja dhe pjesa ime e përgjegjësisë.”, theksoi ajo.

Pjesa tjetër e deklaratës së saj:

“Thashë tani me çfarë do merresh, kush është prioriteti im. E fundit në këtë listë ishte të rrija në rrethrrotullim, nuk kisha kohë sepse unë jam Dalina nënë dhe fëmijët nuk pyesin kurrë sidomos kur janë para-adoleshentë;

Dalina në publik: Pse duhet t’i shpjegohem njerëve? A kam pyetur unë kë kam zgjedhur, çfarë karriere kam zgjedhur, çfarë kam bërë? Kurrë! Me gjithë respektin mua kjo pjesë nuk më interesonte fare;

Dalina në karrierë: Gjithë jetën time unë këtë kam bërë, kam zgjedhur punën. Unë i thashë vetes se do iki në punë e do bëj sikur, këtë nuk e bëj, është një gjë e madhe, e rëndë, e vështirë, një kryq i madh që unë mbaja. Mua puna nuk më intereson fare sepse unë kisha dy Dalina të tjera që duhej të merresha.

Së pari, unë nuk mund të përsëris të njëjtat gabime, u lodha duke bërë të njëjtat gabime, u lodha duke pasur frikë të ballafaqohem, u lodha duke pasur pasiguritë e mia. Ishte shumë e lodhshme e nuk ia vlente më.

Thashë unë do transformohem, këtu kthehemi dhe te gjendja fizike e shpirtërore, do bëhem Dalina që dua. Kjo Dalinë paralelisht duhet të jetë me Dalinën nënë. Këtu kuptova se sado mama e mirë të isha, unë nuk isha mama, s’kam qenë asnjëherë mama sepse i kam marrë të mirëqenë fëmijë. Por, fati donte dhe kjo ishte gjëja më interesante dhe më e bukur që ndodhi, them e bukur se ka edhe gjëra të bukura që ndodhin nga fatkeqësia dhe mua më solli këtë gjë në një moshë që isha mosha më sfiduese, para-adoleshencë që është mosha më sfiduese shpirtërisht dhe psikologjikisht për prindin;

Në këtë proces që nuk është proces shumë i lehtë dhe unë në fillim mendova se në rregull, ua thashë, këto janë ‘cool’, vajza ime sheh “Dr.House” tani, ka humor të zi dhe kjo gjëja ishte e lehtë. Por, nuk ishte fare, ata e mbanin me vete këtë situatë.

Unë i thashë vetes: Harroje punën dhe mos pyet fare për publikun. Në orën katër isha çdo ditë në shtëpi, për një vit e gjysmë isha çdo ditë në shtëpi. Nuk kam qenë në shtëpi me celular, siç kam qenë herë të tjera, kam qenë me to’

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X