Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për podkastin “Flet” por edhe për jetë e saj personale.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorët e ‘ngacmuan’ edhe në lidhje me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi. Teksa i thanë se ata nuk ndiqen më në “Instagram”, Ilnisa u shpreh:
“Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.
Më pas Agolli u shpreh se moderatori i njohur ishte prezent kur ajo bëri episodin e parë të podkastit të saj, “Flet”, dhe shtoi se ‘kishte shumë emocione’.
Pjesë nga intervista:
Po Meritoni sa po të ndihmon? Domethënë jo vetëm për të qenë afër, por edhe për personazhet
Jo nuk ka nevojë askush për personazhet, shyqyr Zotit njohim njerëz pafund. Vështirë është që t’i sjell, t’i ul në poltron, por njerëz kemi. Puna është se sa flasin publikisht. E gjithë vështirësia është që të flasin publikisht.
Në ekran po shfaqen foto të ju të dyve që nuk janë në “Instagram”-in e Meritonit. Së fundmi pashë që nuk e ndiqni njëri-tjetrin. Kemi ndonjë lajm të ri?
Jo, nuk kemi lajm të ri
Jeni mirë? Jeni të dashuruar?
Si çdo çift normal mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi
Ça është ajo që thua ti ‘po t’u futa në jetë, nuk bën dot pa mua’. Ça mendon se është ajo cilësia jote?
Gjaku, e kam të ëmbël gjakun.
Ideja është që duhet të luftosh për një marrëdhënie, duhet t’a mbash dikë qoftë kjo marrëdhënie në çift, miqësore, profesionale.
Ndërsa e pyetur se çfarë i tha Meritoni për episodin e parë të “Flet”, Ilnisa u përgjigj:
“Ishte prezent, kishte shumë emocione. Absolutisht që diçka ndryshe që ai priste që do të sillja”.