Taylor Swift u bëri thirrje studentëve të përqafojnë ‘sikletet’ e jetës teksa mbajti një fjalim për fillimin e Universitetit të New York ku iu dha një dekoratë nderi.
32 vjeçarja tha në fjalën e saj para mijëra studentëve në stadiumin Yankee se situatat e sikletshme dhe problemet janë pjesë e jetës. “Mësoni të jetoni së bashku me gjërat që nuk iu bëjnë të ndiheni mirë“, tha ajo ndërsa mori titullin “Doktoreshë e Arteve të Bukura” nga universiteti prestigjioz.
“Pavarësisht se sa shumë përpiqeni t’i shmangni, do të mendoni për të kaluarën dhe do ndiheni të sikletosur.” Swift shtoi: “Jeta mund të jetë e lodhshme, veçanërisht nëse përpiqeni të kontrolloni çdo gjë. Lajmi i keq është se tani ju jeni vetëm, por lajmi i mirë është se tani ju jeni vetëm.”
Superylli bëri edhe një shaka gjatë fjalimit të saj, duke thënë: “Jam 90% e sigurt që jam ftuar sepse kam një këngë të quajtur “22”. Ylli i popit nuk vazhdoi asnjë Universitet, përkundrazi u fut direkt në industrinë e muzikës në moshën 17-vjeçare pasi mbaroi shkollën e mesme një vit më herët. Ceremonia e së mërkurës ishte një ceremoni super e madhe që nderoi maturantët e 2020, 2021 dhe 2022.
Ajo i nxiti studentët të mendonin për këdo që ishte kujdesur për ta që fëmijë dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tyre. “U vesha me kapele dhe pelerinë për herë të parë – shihemi së shpejti në NYU”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram.
Ylli vendosi që flokët e saj të gjatë bjonde t’i bënte me onde të lehta teksa kishte vendosur buzëkuq të kuq të ndezur. Ajo kishte veshur një fustan të zi kombinuar me taka të larta me print leopardi.
Kjo diplomë do të jetë e para për Taylor-in.