Friday, November 22, 2024
spot_img

Nuk po e lirojnë me kusht! Diddy kritikon prokurorët:Reputacioni im është shkatërruar

- Advertisement -..

Diddy, ka paraqitur një kërkesë të tretë për lirim me kusht në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual. Ai kritikon ashpër prokurorët, duke pretenduar se taktikat dhe strategjitë e tyre mediatike tashmë kanë “shkatërruar reputacionin e tij”.

Artisti dhe sipërmarrësi 55-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, akuzohet për drejtimin e një sipërmarrjeje kriminale të përfshirë në trafikun e seksit, por ai këmbëngul se akuzat janë “fiktive”.

Ekipi ligjor i Diddy-t argumenton se akuzat, të cilat përfshijnë organizimin e festave që quhen “Freak Offs” -orgji ku dyshohet se gratë drogoheshin dhe detyroheshin në seanca seksuale maratonë – janë të ekzagjeruara dhe “të shtrembëruara në mënyrë teatrale” nga prokuroria.

Manjati i hip-hop-it ka mohuar të gjitha akuzat, duke përfshirë trafikimin e seksit dhe shantazhin, dhe pohon se ai është i pafajshëm.

“Perspektiva e një dënimi nuk i ndryshon materialisht stimujt e tij këtu, ku reputacioni i tij tashmë është shkatërruar nga akuzat e qeverisë dhe taktikat agresive të medias,”-thanë avokatët e Diddy në dosje. Ata theksuan se vetëm një shfajësim mund të fillojë të rivendosë imazhin e tij publik.

Një nga pikat qendrore në mbrojtjen e Diddy është përpjekja e tij për të diskredituar akuzuesit e tij, duke përfshirë edhe ish të dashurën e tij, Cassie Ventura. Avokatët e tij kanë argumentuar se Ventura, së bashku me një tjetër viktimë të supozuar, nuk ishte detyruar për të bërë asgjë.

Për më tepër, ata pretendojnë se pamjet e sigurisë që tregojnë një grindje mes Diddy dhe Ventura në Hotelin Intercontinental në vitin 2016 janë të manipuluara.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X