Prej dy ditësh emri i Meriton Mjekiqit po bën xhiron e portaleve.
Kjo pasi burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj tij dhe vëllait Rinorit rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.
Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”. Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq.
Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.
Burime shumë të sigurta pranë ish-banorit të Big Brother thanë për ‘Pamfleti’ se Meritoni ndodhet jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Por, më e rëndësishmja: gazetari nuk ka pasur aspak dijeni se është në kërkim.
Prezantuesi i njohur është shprehur se me t’u kthyer në Kosovë, do të paraqitet vetë në organet kompetente dhe do të sqarojë të gjithë situatën duke respektuar thirrjen e forcave të rendit dhe ligjin.