Friday, December 27, 2024
spot_img

“Nuk u ndamë dot…”, Drini Zeqo shpërthen në lot për humbjen e babait: Ishte shokuese..

- Advertisement -..

Drini Zeqo ka shpërthyer në lot, teksa rrëfente në “S’e Luan Topin” për humbjen e babait.

Ai u shpreh se ka qenë shokuese për të, ndërsa gjithmonë shpresonte që i ati do të shërohej.

Ish-banori i BBV tha se gjatë kohës që babai i tij ishte në koma i ka folur vazhdimisht, pasi ndente sikur gjithçka do të rregullohej.

“Djemtë babain e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re.

Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese. Më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babin e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji.

Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë. I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të fortë”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X