‘Prime’ i mbrëmjet se djeshme të Big Brother VIP Kosova ka filluar me Gresën dhe Rezart Veleshnjën. Ofendime ka pasur nga të dyja palët. Gresa hodhi akuza ndaj Rezit se e ka bullizuar dhe ofenduar rëndë.
Sipas saj, Rezi e ka quajtur me epitete nga më të ndryshmit, ndërsa ai ia ktheu me “njeriu më i ulët që ka pasur historia”.
Në ofendimet e Rezit ndaj Gresës, u përmend edhe Fifi pasi ai e krahasoi aktoren me këngëtaren. “Më kujton Fifin kur ishte e shëndetshme” e më pas përshkallëzoi në “Fififuja”.
Moderatori Alaudin Hamiti i kërkoi Rezit të shprehte ndjesë për personat që janë ofenduar, duke iu referuar Fifit.
“I kërkoj shumë falje Fifit”, tha Rezi.