Friday, September 27, 2024
spot_img

Olsa Muhameti konfirmon moderatoren e re që do prezantoj ‘Përputhen’ zbulon se kush ja refuzoi ftesën

- Advertisement -..

Vetëm disa ditë na ndajnë nga “Kepi i Tundimeve”, reality më i ri në Top Channel, pas suksesit me “PërPuthen”.

Olsa Muhameti, autore e programit ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për programin e ri.

Pas aludimeve të shumta se do të ishte pjesë e programit, Olsa më në fund e ka pranuar se ish-konkurrentin e “PërPuthen” Atdheun do ta shohim sërish në ekran.

Olsa gjithashtu na zbuloi dhe emrin e njërit prej personazheve që e refuzoi ftesën për të qenë pjesë e programit. Andi Artani si duket nuk do të jetë pjesë e televizionet ose e ka problemin me programin e Olsës.

“Për mendimin tim do ti bënte mirë ta kishte pranuar ftesën time, por kjo gjë mbetet në dëshirën e secilit”, tha Olsa.

Të konfirmuar deri më tani janë vetëm tre prej konkurrentëve: Erjola Doci, Atdhe Xharavina, Fatjon Kuqari dhe një model i huaj, Gabriele

“Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj seksi, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.

Programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle”.

Olsa, njihet si autore e programeve të suksesshme në “Top Channel” por nuk e dimë ende se çfarë surpriza ka rezervuar ajo për serialin e ri.

A do të bazohet seriali tërësisht në versionin e “Too Hot to Handle” në Netflix apo do të përshtatet disi për publikun dhe shikuesit shqiptar?

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X