Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ janë ndarë në dy grupe dhe kjo për shkak të lojës me litar që Vëllai i Madh e risolli sërish.
Dhe duket se loja ka shkaktuar debat mes Oltës dhe Kiarës mëngjesin e sotëm. Moderatorja i kërkoi gupit të saj të ngrihenin pasi kishte nevojë që të shkonte në tualet.

Kjo gjë solli reagimin e ashpër të Oltës e cila u bezdis pasi e zgjuan nga gjumi. Sipas saj Kiara e bëri këtë gjë nga inati pasi nuk ngrihet kurrë aq herët për të shkuar në tualet.
Pjesëtarët e tjerë të grupit i kërkuan aktores të bënte një sakrificë për gjumin dhe të ngrihej, por pasi shkuan në tualet ajo debatoi sërish me moderatoren duke e quajtur egoiste dhe se mendon për veten e saj.
Pjesë nga debati:
Kiara: Po më bëni të ndihem shumë keq sepse realish nuk doja tju zgjoja po më dhimbte shpirti, ky është muhabet shumë i ulët dhe nuk dua ta diskutoj më sepse nuk ka si çohet njeriu kastile më mes të natës të zgjij dhe veten dhe të tjerët
Olta: Moj të pyeta çfarë lidhje ka
Kiara: Më the e ke bërë kastile dhe është shumë e shëmtuar si mund ta thuash
Olta: Po se nuk je zgjuar kurrë…Ti je egoiste tani, ja do bësh cicin okej shumë mirë u zgjuam, tani unë dua të shtrihem dhe ti do të shkosh te dielli. Kjo është egoiste
Kiara: Nëse shumica votojnë që duan të shtrihemi tani unë shtrihem se kjo është ideja e gjithë grupit