Friday, February 21, 2025
spot_img

Olta thyen heshtjen, sqaron më në fund raportin me motrën!

- Advertisement -..

Prej disa ditësh, marrëdhënia mes motrave Gixhari ka qenë një nga temat më të diskutuara në media, sidomos pas deklaratës së bujshme të Rozana Radit në “Prime” të së shtunës.

Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur menaxheri i Rozit publikoi bisedat e saj private me Oltën në Instagram. Kjo e fundit vendosi të mos qëndronte më në heshtje dhe reagoi me një postim në rrjete sociale.

Në Instastory, ajo ndau një fotografi nga momenti emocional i takimit me të ëmën gjatë qëndrimit në “BBVA”, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës:

“Motra ime do qëndrojë e fortë deri në fund, sepse e njoh shumë mirë. Është fisnike, e përkushtuar në familje dhe një nënë e shkëlqyer që ka rritur dy djem të edukuar. Asgjë s’të bën dot pis Eta ime.”

Ky reagim vjen në një kohë kur raporti mes motrave është në qendër të vëmendjes, ndërsa fansat prtë shohin si do të vijojë kjo histori.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X