Olti Curri nuk i humbet thashethemet e showbizit dhe nuk kursen thumbet ose ngacmimet. Edhe sot ka ngacmuar në rrjetet e tij sociale Beniada Nishanin dhe Megi Pojanin që janë përfolur për një marrëdhënie të tensionuar.
Beniada ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” feston sot ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit. Një nga urimet ka qenë dhe nga blogeri Olti Curri i ciline ka uruar në Instagram por me një foto ku pozon me Megin, nisur pikërisht nga lajmet e fundit. “Gëzuar ditëlindjen!”- shkroi ai duke etiketuar Beniadën.
Mirëpo, reagimi i Beniadës surprizoi Oltin. Beniada i ka dërguar një mesazh zanor ku i thotë: “Zemër faleminderit shumë. Je shumë i ëmbël. Kur do takohemi?” Teksa ka ndarë me ndjekësit mesazhin e saj Olti shkruan: “Jam i sigurt se as e ka parë foton fare. Të dua”.
Modelja na ka treguar gjithmonë për mënyrën e të menduarit dhe gjykuarit në mënyrë pozitive dhe jo komplekse. Ajo di shumë mirë të analizoj me shpejtësi situatat dhe di shumë mirë të mbaj qendrime që të surprizojnë. Vërtet që Beniada është një shembull i modelit të vajzes si duhet të jetë.