Pas puthjes ‘pasionante’ mes Olsi Bylykut dhe Romeo Veshajt ka nxitur një reagim nga blogeri Olti Curri. Ai iu drejtohet disa nga personazheve të showbizit që kanë shkëmbyer puthje në ekran duke i ironizuar.
Olti përmes disa postimeve në Instastory ditën e sotme i cilëson puthjet që janë shkëmbyer së fundmi në ekran si “puthje klikimesh.”
Ai ka publikuar disa nga puthjet që janë komentuar jo pak së fundmi, mes tyre puthjen mes Donaldit dhe Borës, Ilirit dhe Arjolës dhe Olsit dhe Romeos.
Më tej në storyn pasrdhës, Olti Curri shkruan: “Por të gjithë këta që patë duke u puthur për klikime janë buzëqumësht, sepse showbizi shqiptar ka nënë e babë apo jo Rozana Radi?”
Blogeri risjell në vëmendje puthjen në buzë mes tij dhe këngëtares Rozana Radi në seknën e Mikrofonit të Artë.
“Ja kush janë Nona dhe Baba e showbizit, se brezi i çekokremit merr kot. Puthja që mediat folën një muaj nga 24 orë në ditë. Rozana Radi dhe unë në skenën e mikrofonit të artë 2007”- shkruan ai krahas fotos.
Puthja mes Olsit dhe Romeos është realizuar për një skeç të emisionit “Më lër të flas.” Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj.
Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.