Monday, April 21, 2025
spot_img

Olti Curri “zbulon” personazhin e famshëm nga Shqipëria qe do te marr pjese ne Big Brother VIP Kosova

- Advertisement -..

Ditën e hënë (5  dhjetor) do të nisë spektakli i shumëpritur “Big Brother Vip Kosova”.

Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-shoë, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie.

Së fundmi produksioni i “BBVIPKosova” kanë ardhur në Tiranë, ku duket se kanë kaluar një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e disa miqve.

Ishte opinonisti i spektaklit, Olti Curri, i cili zbuloi për ndjekësit disa momente gjatë mbrëmjes. Mirëpo ajo ç’ka ra më së shumti në sy ishte fotoja ku Olti i thotë diçka në vesh Liberta Spahiut dhe ajo duket e habitur.

Çfarë do jetë duke i treguar vallë?

Së fundmi, burimet për ‘Panorama Plus’, kanë zbuluar se një personazh shumë i famshëm nga Shqipëria do t’i bashkohet spektaklit të madh ditën e hënë.

E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë gjithashtu disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X