Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ronela Hajati ndaj kritikëve: Paskeni qenë të vdekur…

- Advertisement -..

Ronela Hajati është lodhur nga opinionistët dhe personat që po vazhdojnë ta komentojnë dhe nuk ngurron t’i quajë edhe ‘të kalbur’.

Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë. Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative. Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram.

Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan: “Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”

Pas skualifikimit në gjysmëfinale Ronela nuk ka dalë në asnjë intervistë por nuk i ka kursyer reagimet në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se ndihet se e ka fituar “Eurovision” sepse fitoi dashurinë e publikut.  “Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma(publiku) ka gjithmonë të drejtë”- shkruante ajo në reagimin e saj të parë. Performanca e Ronelës në gjysmëfinale është një nga më të klikuarat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X